UEFA ndan miliona për klubet, Shkëndija fiton më shumë nga Maqedonia

UEFA ndan miliona për klubet, Shkëndija fiton më shumë nga Maqedonia

Më shumë se 900 ekipe nga 55 shtete kanë përfituar një shumë rekord prej 233 milionë eurosh nga UEFA, por klubet nga Maqedonia e Veriut do të marrin një shumë shumë më të vogël, vetëm 150.000 euro në total nga ky fond.

Sipas listës së publikuar nga Shtëpia Evropiane e Futbollit, Shkëndija është klubi që do të përfitojë më shumë, me 65.862 euro, duke reflektuar kështu angazhimin e saj të madh dhe kontributin e futbollistëve në ekipet përfaqësueset. Pas Shkëndijës, vjen Rabotniçki me 25.613 euro, ndërsa AP Brera do të përfitojë 21.954 euro. Vardari ndodhet në vendin e katërt me 14.634 euro.

Klubet e tjera, si Shkupi, Sileksi dhe Makedonija Gj.P, do të ndajnë nga 7.318 euro secili. Pas klubeve të Maqedonisë, janë ato nga Kosova që përfituan një total prej 120.747 eurosh, ndërsa klubet nga Irlanda kanë marrë 95.134 euro.

Kjo shumë rekord është shpërndarë për klubet që liruan futbollistët e tyre për të marrë pjesë në gara ndërkombëtare nën ombrellën e UEFA-s. 100 milionë euro janë ndarë për klubet që dërguan lojtarë për Ligën e Kombeve dhe kualifikimet për Euro 2024, ndërsa pjesa tjetër e shumës është dedikuar për ekipet që kontribuan me lojtarë për fazën finale të këtij turneu, duke e çuar totalin në 233 milionë euro, siç njoftoi UEFA.

MARKETING