Fidan me delegacionin e Hamasit diskutojnë përpjekjet për armëpushim në Gaza

Fidan me delegacionin e Hamasit diskutojnë përpjekjet për armëpushim në Gaza

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe kreu i Këshillit Shura të Hamasit të shtunën diskutuan përpjekjet për të vendosur një armëpushim në Gaza.

MARKETING

Description of image

Sipas burimeve diplomatike turke, Fidan dhe Muhamed Darwish së bashku me delegacionin e tij janë takuar në kryeqytetin turk Ankara.

Gjatë takimit u theksua se Izraeli, duke bllokuar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, po përpiqet ta bëjë të vuajë nga uria popullsinë palestineze, duke theksuar nevojën që komuniteti ndërkombëtar të shtojë përpjekjet për dërgimin e ndihmave në rajon.

Në takim gjithashtu u nënvizua se përpjekjet për t’i zhvendosur me forcë palestinezët nga atdheu i tyre janë të papranueshme.

U diskutua edhe për situatën në Bregun Perëndimor, me theks se si veprimet e Izraelit për ta bërë të përhershëm pushtimin kanë arritur një nivel që kërcënon paqen rajonale.

U diskutuan gjithashtu përpjekjet për ta arritur pajtimin midis grupeve palestineze.

Fidan theksoi rëndësinë e unitetit mes palestinezëve, duke e shprehur gatishmërinë e Türkiyes për të kontribuar në çdo mënyrë të mundshme dhe për t’i mbështetur këto përpjekje.

MARKETING