(VIDEO) Protesta në Koçan, prindërit e viktimave thonë se fajtorët janë të lirë

Edhe sot në mesditë famijlarët e viktimave të Koçanit kanë kërkkuar drejtësi me anë të një marshi protestues për më të dashurit e tyre që humbën jetën në diskotekën Puls.
Ky është marshimi i tretë protestues i familjeve të viktimave pas marshit të fundit të mbajtur më 12 prill. Marshuesit u nisën nga parku i qytetit në Koçan dhe vazhduan drejt Komunës.
Prindërit para mediave shprehën revoltën e tyre nga trajtimi I rastit nga institucionet, pasi sipas tyre gjithçka po kalon me neglizhencë sepse fajtorët e vërtetë janë ende të lirë.
PRIND
“Nuk ka asnjë trajtim të duhur për rastin. Njerëz përgjegjës për tragjedinë po enden lirshëm nëpër qytetet pa asnjë problem, ata që u morën në pyetje të gjithë i keni nëpër shtëpi dhe nuk ka asnjë masë ndaj tyre. Për korrupsionin e tyre mbetëm pa fëmijët tanë, kemi heshtur mbase gjatë, por jo më, nuk do të heshtim. E pyesim edhe ministrin Toshkovski se ku i blejnë diplomat? Ka neglizhencë në këtë rast. Tek spitali modulat fajtor doli përçuesi i rrymës, këtu me siguri fajtorë do të dalin fëmijët tanë pse shkuan në diskotekë”.
Prokuroria Publike dyshon për një numër të madh personash që kanë qenë në pozita në institucione të ndryshme që nga viti 2012 deri në ditën e zjarrit – 16 mars 2025. Kjo ka rezultuar me 59 persona fizik të dyshuar dhe tre kompani.
Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, mbetet në paraburgim. Ish-kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, i cili dha dorëheqje nga posti pas tragjedisë në Koçan, nga burgu kalon në arrest shtëpiak.
Arresti me burg u është zëvendësuar me arrest shtëpiak edhe ish-drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut , Goran Trajkovski, një inspektori nga kjo institucion dhe një anëtari të sigurimit të klubit. Në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, që ndodhi në orët e para të mëngjesit të 16 marsit, humbën jetën 62 persona, ndërsa rreth dyqind të tjerë u lënduan. /SHENJA/