Nesër xhiroja e 28-të në elitë, vëmendja në Strugë

E shtuna sjell ndeshjet e xhiros së 28-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Sigurisht kjo fundjavë pritet të kalojë në hijen e derbit shqiptar, që do të zhvillohet ndërmjet Struga Trim Lumit dhe Gostivarit. Përballje shqiptare do të ketë edhe në Gostivar, aty ku Besa do të përballet me liderin e renditjes Shkëndijës e Tetovës.
FC Shkupi në këtë xhiro do të luajë me Sileksin, ndërsa Rabotniçki takohet me Pelisterin. Pjesë e programit të xhiros së 28-të janë edhe takimet Voska Sport – Vardari dhe Tikveshi Brera Strumica.
Të gjitha sfidat luhen të shtunën, duke nisur nga ora 16:00. /SHENJA/