(VIDEO) Zgjedhjet lokale 2025, Ibrahimi dhe Arifi nuk saktësojnë nëse do të rikandidohen!

(VIDEO) Zgjedhjet lokale 2025, Ibrahimi dhe Arifi nuk saktësojnë nëse do të rikandidohen!

Viti 2025 është vit i zgjedhjeve lokale dhe me kalimin e muajve edhe më e nxehtë po bëhet tema se cilët do të jenë kandidatët që partitë do t’i përzgjedhin në komuna që pretendojnë edhe t’i fitojnë.

Komuna e Haraçinës dhe ajo e Likovës janë në mesin e dy komunave më të komentuara. TV Shenja kërkoi përgjigje nga krerët aktual të komunave në fjalë, nëse do të garojnë edhe për një mandat.

Kreu i Haraçinës, Ridvan Ibrahimi tha se për një gjë të tillë është diskutuar brenda strukturave, por siç tha, ende nuk është vendosur sepse është heret dhe asgjë nuk ka definitive.

RIDVAN IBRAHIMI – KRYETAR I HARAÇINËS

Ekzistojnë strukturat në kryesi qëndrore, ne e kemi diskutu këtë cështje edhe me kryetarin edhe me të gjithë bashkëpunëtorët që I kemi në kuadër të Komunës. Mendoj që është me e rëndësishmja, ne ta përfundojmë mandatin me të gjitha aktivitetet që i kemi premtu para qytetarëve dhe me shpresë që u bëftë më e mira për Haracinën dhe për secilën komunë që është në kuadër të BDI-së po edhe në shtet, padyshim që është e rëndësishme”.

Herët për të vendosur është edhe për kreun e Likovës, Erkan Arifin, i cili TV Shenjës i tha se për një gjë të tillë, ende nuk kanë biseduar as brenda strukurave po as në degën e BDI-së parti të cilës Arifi i përket.

ERKAN ARIFI – KRYETAR I KOMUNËS SË LIKOVËS

Mundohemi me përgjegjësinë më të madhe t’i shërbejmë banorëve të komunës tonë dhe ne si strukturë si parti, BDI duke pasur parasysh se ka kryesinë qendrore, kemi degën, ende nuk kemi diskutuar tema të këtij lloji dhe mendoj se cilido që të jetë kandidat nga BDI-ja do e kryej punën me përgjegjësinë më të madhe”.

Kujtojmë, Ridvan Ibrahimi në krye të Haraçinës erdhi pasi arriti të fitojë në zgjedhjet e kaluara lokale përballë kandidatëve të LSMD-së dhe Aleancës për Shqiptarët, kurse Erkan Arifi është në rast kandidimi do ta kërkoj mandatin e tretë në krye të Likovës, pasi veçmë dy mandate po udhëheq komunën.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING