“Të paktën 1.400 punonjës shëndetësorë të vrarë në gjen’ocidin izraelit në Gaza”

Të paktën 1.400 punonjës mjekësorë janë vrarë gjatë sulmeve gjenocidale të Izraelit ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë e Gazës, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të publikuar në Telegram, ministria tha: “Më shumë se 1,400 punonjës shëndetësorë janë martirizuar, ndërsa rreth 360 të tjerë nga sektori i shëndetësisë mbeten në paraburgimin izraelit”.
Ushtria izraelite rifilloi sulmet vdekjeprurëse në Gaza më 18 mars, duke prishur një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve që hyri në fuqi në janar.
Të paktën 51.000 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, janë vrarë në Gaza nga sulmet brutale izraelite që nga tetori 2023.
Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti nëntorin e kaluar për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavën palestineze.