UEFA ia plotëson Real Madridit një kërkesë speciale para sfidës ndaj Arsenalit

UEFA ia ka plotësuar Real Madridit një kërkesë të veçantë para duelit të dytë ndaj Arsenalit në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.
‘Los Blancos’ duhet ta rikthejnë rezultatin 3-0 nga ndeshja e parë në ‘Emirates Stadium’, ku Declan Rice shënoi dy gjuajtje të lira dhe Mikel Merino shënoi të tretin.
Tani është zbuluar se madrilenët kanë marrë një avantazh të madh pasi UEFA ua ka plotësuar atyre një kërkesë speciale.
UEFA ka konfirmuar se ia ka dhënë dritën e gjelbër klubit spanjoll që ta mbyllë çatinë e stadiumit në ‘Santiago Bernabeu’.
Kjo do të thotë se Real Madridi do të ketë aftësinë që ta mbyllë atë dhe të ndihmojë të ofrojë një atmosferë më të zjarrtë në stadium, duke ditur se mbyllja e çatisë ndihmon që të krijohet një atmosferë më impozante në stadium.
Për ndeshjet e La Ligas, Real Madridi e ka fuqinë që të vendosë nëse çatia do të mbyllet, por në ndeshjet e Ligës së Kampionëve duhet të marrin aprovimin e UEFA-s./Telegrafi/