Çift nga Shkupi bie pre e mashtrimit për blerjen e banesës, humbin rreth 824.000 denarë

Çift nga Shkupi bie pre e mashtrimit për blerjen e banesës, humbin rreth 824.000 denarë

Në SPB Shkup, një grua 24-vjeçare ka paraqitur kallëzim se ajo dhe bashkëshorti i saj janë mashtruar nga një femër për një shumë prej rreth 824.000 denarësh.
Sipas kallëzimit, e dyshuara është paraqitur si avokate dhe pronare e një subjekti juridik nga Manastiri, duke i mashtruar me pretendimin se do t’u mundësonte blerjen e një banese nëpërmjet ankandit publik. Ajo u kishte thënë se për blerjen e banesës kërkohej pjesëmarrje prej 30% të shumës totale, ndërsa pjesa tjetër prej 70% do të mbulohej nga fondet shtetërore.
Paratë, në tre raste të ndryshme, i janë dorëzuar në dorë asaj dhe një personi tjetër. Gjithashtu, personat e mashtruar kanë dorëzuar edhe ekstrakte nga librat amë të lindjes si dhe kopje të letërnjoftimeve të tyre.
Policia ka ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.

MARKETING