(VIDEO) Kasami për Taravarin: “Ai që ndahet nga kopeja e han ujku”!

(VIDEO) Kasami për Taravarin: “Ai që ndahet nga kopeja e han ujku”!

Kryetar i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, që është edhe pjesë e koalicionit VLEN, beson se, ka ende gjasa reale që koalicioni të vazhdojnë së bashku, pasi sipas tij, flera e çdo partie është më e madhe brenda koalicionit sesa jashtë tij. Në lidhje me ultimatumin e dhënë nga ana e zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti që ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari të vendosë nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e koalicionit, apo do t’i vazhdojë negociatat me BDI-në, Kasami në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë, tha se nuk e sheh atë si ultimatum, por bëhet fjalë për parime të koalicionit dhe kush do që nuk i respekton ato duhet të dalë. Në rast se Taravari eventualisht vendosë që të del nga koalicionit, Kasami vlerëson se humbësi më i madh do të jetë ai.

Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa

“Unë vlerësoj se VLEN-i pa Taravari peshon, të mos them më shumë, por po aq sa vlente dhe peshonte me të. Megjithatë, faktorët e tjerë janë këtu. Nga ana tjetër, me çdo anëtar në një familje, në një koalicion, madje dhe një parti, ka vlerë, sepse dikush do të jetë brenda. Por kush do që del, krijon automatikisht mundësi që dikush të hyjë. Unë vlerësoj se, humbësi më i madh do të jetë ai del në rastin me koalicionin VLEN. Thënia popullore thotë – “ai që ndahet nga kopeja e han ujku”. Në këtë rast, mendoj se VLEN-i do të vazhdojë edhe më fuqishëm?”.

Ai i ka qajtur të pavërteta pretenedimet e Taravarit se qytetarët nuk janë të kënaqur me koalicionit, ndërsa theksoi se mosmarrëveshjet në koalicion nuk kanë të bëjnë me zgjedhjet lokale.

Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa

“Nuk është kjo arsyeja. Nëse ne i kemi dhënë pesë vende të garantuara deputetësh në lista, ne kemi qenë të gatshëm t’i japim përparësi të njëjtë në pjesë e vendeve në zgjedhjet lokale, qoftë për kryetar komune, qoftë për këshilltarë. Por, insistimi që të shkohet vet në lista dhe çfarë mbetet në ato pozicione, për neve shkon në favor të asaj që e themi gjatë gjithë kohës – dhënia e një mundësi tjetër që të kthehet BDI. Sepse, megjithatë këto janë zgjedhje lokale. Në zgjedhjet lokale pozicioni politik, përkatësisht vlera e zërit politik janë listat. Sepse, aty votohet për listën e partisë apo të koalicionit. Në pjesën e kandidatëve, qytetarët më shumë zgjedhin individin”.

Kujtojmë se, javë më parë, ministri i Shëndetësisë dhe njëri ndër liderët e VLEN-it, Arben Taravari, kritikoi publikisht pozicionin e koalicionit shqiptar në qeveri. Ai tha se ka mospërputhje. Ndërkaq, në një deklaratë tjetër, ai pohoi se ka “kanale komunikimi” me BDI-në. Këto deklarata kanë nxitur përplasje publike mes liderëve të VLEN-it.

Teuta Buçi /SHENJA/

 

MARKETING