Zgjerohen hetimet për zjarrin në Koçan, thirren në bisedë informative ish-ministrat e Ekonomisë nga viti 2012

Ministria e Punëve të Brendshme ka nisur një hetim të thelluar pas tragjedisë së ndodhur në Koçan, që lidhet me diskotekën “Puls”. Në kuadër të hetimeve, mëngjesin e sotëm janë thirrur në bisedë informative disa nga ish-ministrat e Ekonomisë që kanë ushtruar funksionin që nga viti 2012.
Hetimet janë fokusuar në mënyrën e funksionimit dhe licencimit të diskotekës, ndërsa autoritetet janë duke shqyrtuar përgjegjësitë institucionale për ngjarjen tragjike.
Aktualisht, me masë paraburgimi prej 30 ditësh ndodhen ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ish-sekretarja shtetërore në këtë dikaster, si dhe tre zyrtarë të tjerë të Sektorit të Turizmit pranë Ministrisë së Ekonomisë.