(VIDEO) Ministrat e qeverisë me rezerva për emërimin e antishqiptarit Bogoevski

Emërimi i Petar Bogojevskit në pozitën e udhëheqësit të Agjencisë për Fondet Arsimore Evropiane vazhdon të jetë temë diskutimi.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska ka thënë se do ta vëzhgojë në vazhdimsi punën e Bogojevskit. Janevksa ka kërkuar që pas emrimit në këtë post, Bogojevski të mos merret me politikë dhe të jetë apolitik. Paralajmëroi masa ndaj tij nëse ka vërejtje për punën e tij.
VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT
“Nuk mund ta komentoj punën e një drejtori i cili është vendosur para një ose dy ditëve. I dëgjoj reagimet dhe nga këtu si të gjithë, them se do ta ndjekim punën e drejtorit. Nësë gjithçka është në rregull dhe ai është apolitik, nuk do të kemi problem. Nëse ka ndonjë tjetër problem, do të merren masa. Partitë politike janë pjesë përbërëse e Qeverisë, por kur vendosim të emrojmë zyrtarë i vendosim që të jenë apolitik dhe të kryejnë punën për të cilën janë emëruar dhe të respektojnë ligjin në mënyrë më të mirë të mundëshme”.
Çështjen Bogojevski e komentoi edhe ministri i Çshtjeve Eutropiane Orhan Murtezani. Ai ndan shqetësimet bashkë me opinionin lidhur me këtë temë dhe thotë se procesi i emërimit është dashur të jetë më i kujdesshëm.
ORHAN MURTEZANI, MINISTËR I ÇSHTJEVE EUTROPIANE
“Kjo çështje me sa e di unë është në kompetenca të Ministrisë së Arsimit. I ndaj shqetësimet me opinionin, mendoj që ndoshta procesi i emërimit do duhet të kishte qenë më i kujdesshëm, mirëpo nuk e shoh veten përgjegjës, të jap koment për diçka për të cilin nuk jam kompetent”.
Veç BDI-së dhe VLEN-it, që akuzuan njëra tjetrën për emërimin e Bogojevskit ka reaguar edhe ASH-ja e Ziadin Selës nga ku thonë se Qeveria ka shpërblyer edhe një figurë anti-shqiptare dhe anti europiane. Sipas ASH-së, emrimi i Bogoevskit është edhe në kundërshtim të plotë me orientimin e deritanishëm europian të vendit
ALEANCA PËR SHQIPTARËT
“Përfaqësuesit shqiptarë në Qeverinë monoetnike dhe jolegjitime, i legjitimuan thirjet ‘Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur’, ‘Shqiptarët janë kafshë të papërjetuara’ dhe të ngjashme. Ky është një turp dhe goditje më e rëndë që u bëhet shqiptarëve, marrëdhënieve ndërmjet bashkësive në vend. Edhe një antishqiptar dhe antieuropian po shpërblehet nga Qeveria jolegjitime VMRO-VLEN”.
Petar Bogoevski është kryetar i partisë “Koncepti Maqedonas’’ dhe ditë më parë ai edhe zyrtarisht u emërua drejtor i Agjencisë për Fondet Arsimore Evropiane. Partitë opozitare shqiptare kanë shpërthyer në akuza ndaj Qeverisë duke thënë se kjo është dëshmi se për tu marrë pozitë në këtë Qeveri, duhet të jesh anti-shqiptar i dëshmuar si Bogojevski. Ndryshe, Bogoevski njihet për qëndrimet e tij, anti-shqiptare të shprehura publikisht në çdo platfomë ku i është dhënë hapësira po edhe qëndrimet e tij, anti-VLEN.
Mevludin Imeri /SHENJA/