(VIDEO) Ministri hungarez: RMV ka nevojë për BE-në, po aq sa BE ka nevojë për RMV-në

(VIDEO) Ministri hungarez: RMV ka nevojë për BE-në, po aq sa BE ka nevojë për RMV-në

Oferta e kryeministrit hungarez, Viktor Orban për të asistuar në zgjidhjen e kontesteve me Bullgarinë vlen akoma, në rast se palet e konsiderojnë të dobishëm ndërmjetësimin e Hungarisë. Kështu ka porositur sot nga Shkupi ministri hungarez për çështje evropiane, Janosh Boka, pas takimit me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Orhan Murtezani. Ai tha se, gjatë kryesimit të Hungarisë me presidencën e BE-së, janë përpjekur që të përhspejtojnë procesin administrativ dhe teknik brenda institucionit evropian. Boka po ashtu theksoi se, po kontaktojnë vendet anëtare për të theksuar rëndësinë gjeopolitike të rajonit për bashkimin evropian dhe gjithashtu mundësitë e mëdha ekonomike që ofron integrimi i Ballkanit Perëndimor në union.

MARKETING

Janosh Boka, minsitër për çështje të BE-së të Hungarisë

“Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor dhe anëtarësimi evropian i Maqedonisë së Veriut është një çështje e papërfunduar. Maqedonia e Veriut tashmë duhej të ishte në Bashkimin Evropian. Unë besoj se, Bashkimi Evropian ka nevoj për rajonin dhe Maqedoninë e Veriut të paktën po aq sa rajoni dhe Maqedonia e Veriut ka nevojë për Bashkimin Evropian. Hungaria do të jetë gjithmonë këtu për të mbështetur këtë proces dhe do të jetë mike e sinqertë e Maqedonisë së Veriut dhe qeverisë së saj në këtë proces”.

Në kuadër të takimit, dy ministrat nënshkruan edhe një memorandum bashkëpunimi në fushë e integrimeve evropiane. Ministri Murtezanit theksoi se, ky memoradum është shprehje e angazhimit tonë të ndërsjellë për thellimin e partneritetit përmes shkëmbimit të njohurive, përvojave dhe përpjekjeve të përbashkëta drejt miratimit të standardeve evropiane.

Orhan Murtezani, Ministër për Çështje Evropiane

“Me këtë hap, Maqedonia e Veriut dhe Hungaria edhe njëherë tjetër tregojnë se, Evropa nuk është vetëm gjeografi e burokraci, por qëllim i përbashkët, besim të përbashkët dhe vlera të përbashkëta se politika e zgjerimit është një ndër më të rëndësishmet strategjike të Bashkimit Evropian, e cila atraksionin e tij dhe fuqinë transmformuese e merr nga unifikimi si proces thelbësor evropian i solidaritetit, mbështetjes së ndërsjelltë për kontinentin, i cili nuk ndërtohet në ndarje por mbi lidhshmëri, vlera dhe të ardhme të përbashkët”.

Kujtojmë se, që nga ardhja e VMRO – DPMNE-së në pushtet, në qershor të vitit të kaluar, Maqedonia e Veriut ka thelluar bashkëpunimin me Hungarinë. Qeveritë e dy vendeve kanë mbajtur edhe dy seanca të përbashkëta qeveritare, ku kanë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi. Po ashtu, Maqedonia e Veriut mori edhe një kredi prej 1 miliardë eurove nga Hungaria.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING