Ministria e Shëndetësisë sot planifikon kthimin nga jashtë të shtatë pacientëve nga tragjedia e Koçanit

Ministria e Shëndetësisë informon se sot planifikohet kthimi i shtatë pacientëve nga Vjena, Ankara, Madridi, Varshava, Maribori, Athina dhe Selaniku, me ç’rast në qendrat mjekësore jashtë vendit do të mbeten për trajtim 48 pacientë, raporton SHENJA.
Gjendja e pacientëve që trajtohen jashtë vendit mbetet e pandryshuar, përfshirë edhe gjendjen e pacientëve në gjendje kritike.
Në spitalet brenda vendit aktualisht po trajtohen 7 pacientë, prej të cilëve katër në Klinikën Kirurgjike “Shën Naum Ohërsi”, një në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, si dhe dy pacientë në spitalin privat “Sistina”.
Zjarri në një diskotekë në Koçan më 16 mar, mori jetën e 61 të rinjëve.