Afër 50 të vdekur nga moti i keq në Indi dhe Nepal

Afër 50 të vdekur nga moti i keq në Indi dhe Nepal

Afër 50 persona kanë humbur jetën në Indi dhe Nepal për shkak të goditjeve të rrufeve, breshërit dhe shiut të dendur, transmeton Anadolu.

Dje, sipas agjencisë së lajme PTI, të paktën 25 njerëz humbën jetën në zona të ndryshme të shtetit lindor indian Bihar pasi rajoni u godit nga rrufetë dhe stuhitë e breshrit.

Zyra e kryeministrit të shtetit Bihar konfirmoi gjithashtu numrin e viktimave në një deklaratë, por ish-zv/kryeministri Tejashwi Yadav pohoi se më shumë se dyfishi i këtij numri ka humbur jetën.

“Thellësisht i pikëlluar nga vdekjet tragjike të më shumë se 50 njerëzve në incidente të ndryshme të stuhisë, shiut, rrufesë, shembjes së pemëve dhe mureve në Bihar. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella”, shkroi Yadav në X.

“Hindustan Times” raportoi se të paktën 22 persona humbën jetën në pjesë të ndryshme të shtetit Uttar Pradesh.

Nga ana tjetër, e përditshmja “Rising Nepal” raportoi se një foshnjë 9-muajshe po ashtu humbi jetën pasi rrufeja e goditi në shtëpi në rrethin Bajura të provincës Sudurpashchim të Nepalit, ndërsa nëna e saj u plagos.

Shiu dhe stuhitë gjithashtu shkaktuan ndërprerje të energjisë dhe telekomit në provincat e prekura.

MARKETING