Gaza, numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite afër 50.900

Gaza, numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite afër 50.900

Të paktën 40 palestinezë të tjerë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite ndaj Rripit të Gazës në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e palestinezëve të vrarë nga lufta gjenocidale e Izraelit që nga tetori i vitit 2023 në të paktën 50.886, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza tha se 146 persona të tjerë janë plagosur dhe janë transferuar në spitale, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të plagosurve nga sulmet izraelite në 115.875.

“Shumë viktima janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi ekipet e shpëtimit nuk mund t’i arrijnë”, tha ministria palestineze.

Më 18 mars, Izraeli rifilloi një fushatë të papritur të sulmeve ajrore në Gaza dhe që atëherë ka vrarë të paktën 1.500 palestinezë dhe ka plagosur më shumë se 3.700 të tjerë, duke shkelur armëpushimin e muajit janar dhe marrëveshjen e shkëmbimit të të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit.

Në muajin nëntor, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzit. Për luftën në enklavë, Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

MARKETING