(VIDEO) Borisov: Procedura hetimore është në vazhdim

(VIDEO) Borisov: Procedura hetimore është në vazhdim

Kryetari i këshillit gjyqësor Aleksandar Kambovski i pyetur nëse procedura gjyqësore e tragjedisë së zjarrit në Koçan mund të mos zhvillohet në Koçan tha se akoma është herët për të folur për diçka të tillë. Ai tha se procedura është në zhvillim dhe se këshilli gjyqësor do të veprojë në bazë të ligjit.

ALEKSANDAR KAMBVOSKI, KRYETAR I KËSHILLIT GJYQËSOR

“Sa i përket asaj se nëse gjykimi nuk mund të mbahet aty, mendoj se është shumë herët për të folur për këtë. Çdo gjë do të jetë në kohën e vetë. Këshilli gjyqësor është në procedurë . Nuk duhet që Këshilli Gjyqësor të vendosë për vend zhvillimin e procedurës, ne do të veprojmë në përputhje me ligjin”.

Ndërkohë sot nga opozitarja LSDM kanë akuzuar se 4 javë pas tragjedisë në Koçan, ende nuk ka zgjerim të hetimeve dhe kanë bërë thirrje për hetim të drejtë për rastin e Koçanit.

LSDM

“Pas katër javësh hetime ende nuk ka përgjigje se kush është përgjegjës për tragjedinë. Edhe pse u njoftua, deri më sot nuk është bërë asnjë hap i vetëm drejt zgjerimit të hetimeve , as për lëshimet që shënuan natën fatale, as për ato që i paraprinë. Asnjë person nga MPB-ja, policia rajonale e Koçanit, policia rajonale e Shtipit apo Byroja e Sigurisë Publike, edhe nëse kanë qenë në pozita përgjegjëse më 1 mars, nuk u është iniciuar asnjë procedurë”.

Ndërkaq, kryetari i Gjykatës Themelore të Koçanit, Spiro Borisov tha se procedura hetimore është në vazhdim e sipër dhe se po ndërmerren veprime pas ankesave të gjykatësve të procedurës paraprake lidhur me zjarrin në diskotekën në Koçan.

SPIRO BORISOV, KRYETAR I GJYKATËS THEMELORE TË KOÇANIT

“Procedura hetimore është duke u zhvilluar. Po ndërmerren veprime për ankesat e paraqitura kundër vendimeve të gjyqtarëve në procedurat e mëparshme dhe kjo është gjithçka që mund t’ju jap si deklaratë në këtë moment”.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, jetën e humbën 61 persona. Nga zjarri mbetën  të lënduar rreth 200 të persona të cilët u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING