Policia Financiare bastisi kompaninë nga Kumanova, dyshohet se janë përvetësuar mbi 22 milionë denarë

Policia Financiare bastisi kompaninë nga Kumanova, dyshohet se janë përvetësuar mbi 22 milionë denarë

Policia Financiareka kryer bastisje në një kompani nga Kumanova. Në aksion është arrestuar një person. Policia Financiare njoftoi se bëhet fjalë për kompaninë “Pin Petrol”, e cila dyshohet se ka përvetësuar para të cilat janë detyruar t’ia paguajnë Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, raporton SHENJA.

Drejtuesi i kompanisë dyshohet se nuk i ka paguar para Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore për periudhën 1.8.2019 deri më 30.9.2024.

I denoncuari D. P. në cilësinë e udhëheqësit dhe personit përgjegjës në personin juridik “Pin Petrol” SHPK Kumanovë, i cili kryen punë me interes publik në pajtim me Ligjin për automjete të Republikës së Maqedonisë, edhe pse ka qenë në dijeni se personi juridik “Pin Petrol” SH.PK Kumanovë nuk ka bërë pagesa të rregullta dhe të përhershme të mjeteve në bazë të tarifave të rrugëve publike në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore në përputhje me raportet mujore për regjistrimin e artikujve sipas llojit dhe nënkategorisë së automjeteve nga taksa e rrugës publike, ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare dhe autorizimin që i është besuar nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore me kontratë për kryerjen e punëve për vjeljen e taksës për shfrytëzimin e rrugëve publike (taksa rrugore), për të cilën personi juridik “Pin Petrol” Sh.P. dhe nuk ka ndërmarrë asnjë masë dhe veprim për pagesën faktike ndaj Ndërmarrjes Publike për periudhën nga data 1.8.2019 deri më 30.9.2024”, njofton policia financiare.

E paditura e dytë, G.S. P. në cilësinë e zyrtares në ndërmarrjen postare shtetërore “Posta e Maqedonisë së Veriut” – Shkup, Posta e kontraktuar Kumanovë, me personin juridik “Pin Petrol” DOO. Kumanovë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, mjetet e mbledhura nga personat juridikë dhe fizikë në emër të kompensimit për rrugë shtetërore i përvetësoi për vete, në vend që t’i paguajë në llogarinë e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore.

E pandehura e tretë, N. S. në cilësinë e saj si zyrtare në Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore, ka vepruar nga pakujdesia në kryerjen e kompetencave dhe detyrave të saj në atë mënyrë që nuk ka ushtruar kontrollin dhe mbikëqyrjen e duhur të dallimit të hyrjeve nga stacioni i kontrollit teknik “Pin Petrol” – Kumanovë në bazë të taksës rrugore, përkundër faktit se ajo kishte qasje në raportet mujore të stacionit të inspektimit teknik, ku përmendej se çfarë shume sipas bazës së lartpërmendur iështë paguar nga ana e tyre, me çka ka shkaktuar dëme në buxhetin e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore.

Me veprimet e lartpërmendura, të pandehurit i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore në shumë prej 22.294.343,00 denarë.

MARKETING