Pagesa e taksave për import nga fillimi i vitit për 17 për qind më e lartë, se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, parandalohet tentativë për kontrabandë të stolive prej ari

Doganierët në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit parandaluan tentativë për kontrabandë të stolive prej arit në vlerë prej afro gjysmë milioni euro. Inspektorët në Sektorin e kontrollit dhe hetimeve kanë ndërmarrë veprime parahetimore dhe në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup janë ngritur kallëzime penale kundër dy personave me nënshtetësi belge për kryerjen e veprës penale kontrabandë, e dënueshme nga neni 278 nga Kodi penal, informoi drejtori i Drejtorisë doganore, Boban Nikollovski.
Siç theksoi në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri së bashku me ministren e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, pasagjerët që kanë arritur me fluturim e rregullt Vjenë – Shkup pasi kanë kaluar kontrollin e pasaportave dhe kanë marrë bagazhin janë nisur drejt zonës doganore.
“Njëri nga të dyshuarit është përzgjedhur për kontroll të detajuar doganor, gjatë të cilit është konstatuar se të dy valixhet ishin të mbushura me kuti boshe të përgatitura për stoli, ku njëra nga valixhet ishte në pronësit të bashkëshortes së tij. Doganierët kanë kryer edhe kontroll personal dhe kanë kontrolluar edhe bagazhin e dorës që mbante me vete bashkëshortja e tij. Në çantën u gjet një sasi e madhe e stolive të arit e padeklaruar, disa prej të cilave përmbanin copa diamante dhe gurë të tjerë të çmuar: 89 copë unaza ari me peshë 599.2 gram, me vlerë 203.169 euro, 17 byzylykë ari me peshë 215,3 gram dhe vlerë prej 55.748 euro, 23 zinxhirë me peshë 107 gramë me vlerë 39.260 euro, 52 palë vathë ari me peshë 238 gramë, me vlerë 97 258 euro, 10 byzylykë ari me peshë 68,3 gramë, me vlerë 19.300 euro dhe 18 zinxhirë ari me peshë 483,3 gramë me vlerë prej 64,820 ose gjithsej 209 stoli ari me peshë totale prej një kilogram e 711 gram dhe vlerë totale prej afro gjysmë milioni euro”, tha Nikollovski.
Ai ka theksuar se të dyshuarit kanë pasur me vete edhe tri deklarata eksporti, nga të cilat për dy deklarata për eksport pranues është një person nga Shkupi, ndërsa për njërën pranues është një person juridik, si dhe një nga të dyshuarit.
“Duke pasur parasysh faktin se një pjesë e madhe e stolive kishte çmime të bashkangjitura, dyshojmë se ato ishin të destinuara për shitje në vendin tonë”, tha Nikollovski.
Ministrja Dimitrieska Koçoska theksoi se ky aksion është pjesë e punës së suksesshme të Drejtorisë doganore në përballjen me këtë lloj krimi dhe përkushtimi i fuqishëm i treguar nga Dogana në përballjen me kontrabanën të të gjitha llojeve të mallrave.
Theksoi se Drejtoria doganore që nga fillimi i vitit ka kryer në mënyrë efikase pagesën e taksave për import, të cilat janë në përputhje me atë që është planifikuar në buxhetin e vitit 2025 dhe kanë shënuar rritje prej rreth 17 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Edhe buxheti në tërësi po realizohet sipas planit. Të ardhurat totale shënojnë rritje prej rreth 15 për qind krahasuar me fillimin e vitit, te të ardhurat tatimore rritja është për rreth 24 për qind, ndërsa te shpenzimet është shënuar rritje për më pak se një për qind, që është në përputhje me zotimet tona për konsolidim fiskal dhe ulje të deficitit buxhetor dhe borxhit publik”, theksoi Dimitrieska Koçoska.