(VIDEO) Mexhiti selam Taravarit, nëse nuk merresh vesh te shpia nuk shkohet te BDI-ja

(VIDEO) Mexhiti selam Taravarit, nëse nuk merresh vesh te shpia nuk shkohet te BDI-ja

Debati i brendshëm në koaliconin VLEN ka tejkaluar në atë publikë, ku protagonistë kryesor janë kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ku ky i fundit, i ka bërë thirrje Taravarit për reflektim, pasi sipas tij, VLEN është formuar si antipod i BDI-së dhe votat i kanë kërkuar për ndryshim dhe rotacion politik. I pyetur për deklaratën e Arben Taravarit se Mexhiti është takuar me Musa Xhaferin dhe Fatmir Deharin, tha se dallon komunikimi me marrëveshjen. Mexhiti tha se ai ka komunikim me të gjithë për shkak se nuk janë në luftë, por sipas tij, dallon komunikimi me marrëveshjen.

IZET MEXHITI, KRYETAR I LËVIZJES DEMOKRATIKE

Ne mbrëmë e ftuam z.Taravari të reflektojë sepse flitet dhe ka informata dhe vetë e ka vërtetuar që ka bisedime me z.Ali Ahmeti, me BDI-në. Brenda VLEN-it gjithçka është e lejuar, është legjitime edhe për ndërtim pozicionesh, edhe për ndërtim idesh, mirëpo demokracia ka një rregull, debatohet pro dhe kontra, hudhen argumentet në tavolinë dhe në fund nëse mbivotohesh shkon propozimi i shumicës në atë rast. Por kjo nuk do të thotë se nuk miresh vesh te shpija duhesh të shkosh me qëndrime të BDI-ja”.

Kreu i LD-së tha se ata janë bërë bashkë në kohë të vështira, dhe sipas tij, nuk është mirë tash në kohë stabile të ndahen, duke shtuar se këta e dëshirojnë që ASH-ja e Taravarit të jetë brenda VLEN-it dhe se është koha e fundit që të tërhiqet prej bisedimeve me BDI-në.

Mexhiti komentoi edhe deklaratën e Taravarit, i cili tha se nëse nuk shkrihen në VLEN, ai me partinë e tij, do të bashkupunojë me VLEN-in në zgjedhjet lokale. E për Mexhitin kjo deklarata nuk ka teori politike.

IZET MEXHITI,KRYETAR I LËVIZJES DEMOKRATIKE Mk

Deklaratat se nëse nuk dakordohen me VLEN-in, do të dalë vet në zgjedhje dhe diku do të bashkëpunojë me BDI-në, diku me VLEN-in, mendoj se kjo nuk ka teori politike, e jo në praktikë. Ajo është d.m.th ne ndonjë komunë do të ngrindemi, në tjetrën, p.sh në Saraj do të ngrindemi, kurse në tjetrën komunë unë duhet të kërkojë nga votuesit e VLEN-it, ta përkrahin Taravarin”.

Ndërkaq, për shkrirjen e VLEN-it në një parti të vetme, Izet Mexhiti tha se nuk është me rëndësi se cili do të jetë kryetar se ka vend mjaftueshëm vende në udhëheqësi, që siç thotë nuk është koncept i bajraktarizmit, por thirrje nga votuesit se duan vetëm dy tabore politike.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING