(VIDEO) Romët jetojnë në kushte të vështira, thonë se janë të diskriminuar

(VIDEO) Romët jetojnë në kushte të vështira, thonë se janë të diskriminuar

 

8 Prilli, Dita e Romëve, vlerësohe si datë e rëndësishme që shënon historinë, kulturën dhe identitetin e komunitetit rom, një grup i cili ka përballuar shumë sfida, përfshirë diskriminimin dhe margjinalizimin. Tv SHENJA ka intervsituar disa qyetetarë romë, të cilët u shprehën se jetesa për romët ende është e shoqëruar me diskriminim dhe vështirësi të shumta. Ata theksuan edhe mungesën e punësimeve si dhe largimin e të rinjëve.

Qytetari

Shteti është i organizuar partiakë. Shuto Orizare është e diskriminuar plotësishtë, ne jemi popull më i diskriminuar nga të gjitha partitë, duke filluar nga partitë shqiptare, maqedonase. Të punsuar ka më shumë shqiptarë, ende më shumë maqedonas, ndërsa romët nga të gjitha nacionalitetet në Shuto Orizarë dhe në vende tjere nuk janë të punsuar. Çfarë jetë kërkohet, prej cilave kushte, papunsia është tejet e madhe”.

Nëse ka punë do të ketë fryte” , kështu tha një tjetër qytetar duke vënë theksin tek të rinjtë që largohen për shkak të papunësisë dhe kushteve jo të mira në vend.

Qytetari

Të ketë më shumë punë, që të mundemi të mbesim këtu. Nëse ka punë do të ketë fryte, nëse nuk ka punë, ku do që të shkosh nuk mundet njeriu të jetë i sukseshëm. Çka kërkojnë të rinjët të ikin në mërgim, kur mundet këtu të ketë punë, a ajo punë varet prej institucioneve”.

Ndërkaq, një tjetër qytetar thotë se ata nuk kanë mbështetje dhe se askush nuk lufton për romët, edhe pse me fakultete ata nuk munden që të punësohen.

Qytetari

Një pikëpyetje të madhe se sa mundë të gjejmë punë. Kemi njerëz me fakultete, të cilët as ata nuk mundë të punësohen, a nuk kemi pak, kemi shumë tash me fakultete, ama nuk munden të punsohen, nuk kemi mbështetje, askush nuk luftonë për romët”.

Ata i bëjnë thirrje shoqërisë dhe institucioneve që të ndërmarrin hapa konkretë për të garantuar barazinë dhe mundësitë për një jetë dinjitoze për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie.

Anida Murati /SHENJA/ 

MARKETING