Kryeparlamentari Gashi merr pjesë në ceremoninë e Ditës së Romëve

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të organizuar për shënimin e Ditës së Romëve. Ai e vlerësoi këtë ngjarje si një moment të rëndësishëm për të shprehur respektin për pasurinë kulturore dhe historinë e komunitetit rom.
“Me kënaqësi mora pjesë në këtë ceremoni solemne, e cila shënon rëndësinë e romëve si një pjesë e çmuar e mozaikut tonë shoqëror. Ata përfaqësojnë një vlerë të madhe të diversitetit multikulturor,” tha Gashi.
Në fjalën e tij, Kryetari Gashi theksoi se ky ishte një rast i veçantë për të nderuar kontributin e jashtëzakonshëm të romëve në shoqërinë tonë, dhe për të riafirmuar angazhimin për të luftuar diskriminimin dhe për të siguruar barazi dhe mundësi për të gjithë qytetarët, pa dallim.