(VIDEO) Taravari i dëshiron suksese VLEN-it nëse shkrihet në një parti

(VIDEO) Taravari i dëshiron suksese VLEN-it nëse shkrihet në një parti

Zv/kryeministri dhe njiherit edhe njëri ndër krerët e VLEN-it, Izet Mexhiti, tha se VLEN-i është duke shqyrtuar mundësinë që të shkrihen në një parti, ndërsa kreu i ASH-së, Arben Taravari ju dëshironë suksese, pasi edhe pse është pjesë e koalicionit VLEN, ai tha se nuk i është bërë një ftesë e tillë. Mexhiti deklaroi se koalicioni VLEN është një antipod i BDI-së dhe nuk ka logjik bashkëpunimi me ta, ndërsa shtoi se i vetmi i cili ka dilema është Taravari, i cili sipas tij duhet të sqarojë me opinionin se nuk mundesh edhe të jesh pjesë e VLEN-it edhe të bashkëpunosh me BDI-në.

IZET MEXHITI, ZËVENËS KRYEMINSITËR

Në atë moment që bashkëpunohet me BDI-në, humb kuptimin ndryshimi, humb kuptimin e asaj për të cilën kemi kërkuar votën. Ne si subjekte brenda VLEN-it, po shqyrtojmë mundësinë këto ditë që sërish ta ndëgjojmë votuesin shqiptarë, sepse në të kalurën ka kërkuar unifikimin e opozitës shqiptarë dhe tani kërkojnë që subjektet të shkrihen në kuadër të VLEN-it dhe besoj që brenda javës do të ketë iniciativë që VLEN-i të jetë një opsion”.

Ndërkaq, kryetari i ASH-së, Arben Taravari tha se ai gëzohet që LD, Besa, Alternativa dhe Vetëvendosje kanë vendosur që të shkrihen në një parti, ndërsa shtoi se ASH do të mbesë si subjekt që do të tentojë të bashkëpunojë me ta.

ARBEN TARAVARI,KRYETAR I ASH-SË

Deri tek ne nuk ka ardhë ashtu ftese. Në qoftë se vjen, do ta shqyrtojmë, jemi miq, jemi shok, as që e diskutojë që mund ta hapim edhe atë temë, por po momentin gëzohem që këto janë dakorduar si tre parti, vërtet më gëzon si faktë”.

Megjithatë, Taravari tha se ata nuk kanë bashkëpunim me BDI-në dhe se në momentin kur do të ketë do jetë publikisht. “Ne nuk fshehim me asnjë që bashkëpunojmë. E kam thënë publikisht se nuk i iki asnjë bashkëpunimi, tash për tash jemi pjesë e VLEN-it, derisa ato nuk e bëjnë VLEN me katër parti, ne atëherë e shqyrtojmë nëse ka ofertë për ne, nëse s’ka, kemi grup parlamentarë 5 deputetë, e vazhdojmë veprimtarinë tonë”, tha Taravari.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING