(VIDEO) Mbi 2 550 gjoba për shkeljë të rregullave të trafikut

(VIDEO) Mbi 2 550 gjoba për shkeljë të rregullave të trafikut

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se të premten dhe në ditët e fundjavës së kaluar, si rezultat i aktiviteteve, përkatësisht kontrolleve të trafikut të kryera nga punonjësit e policisë në rrugët në mbarë vendin, janë lëshuar gjithsej 2.553 urdhërpagesa, nga ku shumica prej tyre për shkelje të dispozitave të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor. Pjesa më e madhe e gjobave është për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe parkimit të gabuar.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

Nga 2 553 gjobat e lëshuara 545 janë për parkim të gabuar të automjetit dhe pothuajse po aq, gjegjësisht 543 për shkak të tejkalimit të shpejtësisë. Gjithashtu janë regjistruar 150 shkelje për shkak të përdorimit të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 340 urdhërpagesa për mospërdorim të rripit të sigurimi”.

MBB sqaron se gjatë fundjavës, 252 pjesëmarrës në komunikacion janë gjetur pa patentë shofer, 104 persona kanë vozitur nën efektin e alkoolit, shtatë kanë kaluar në semafor të kuq, ndërsa 12 këmbësorë janë sanksionuar.

Sipas Ligjit për automjete, gjithsej 81 vetura janë larguar nga komunikacioni, prej tyre 28 për shkak të defektit teknik, ndërsa 58 të pa regjistruara. MBP thekson see kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërkaq i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING