Sekretarja amerikane e Drejtësisë: Mandati i tretë i Trumpit, “barrë e rëndë” për Kushtetutën

Sekretarja amerikane e Drejtësisë: Mandati i tretë i Trumpit, “barrë e rëndë” për Kushtetutën

Përderisa vazhdojnë debatet për një mandat të tretë të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Sekretarja amerikane e Drejtësisë, Pam Bondi tha se zgjatja e presidencës së Trumpit për një mandat tjetër do të ishte “barrë e rëndë” për Kushtetutën, transmeton Anadolu.

Duke folur në programin “Fox News Sunday”, Bondi komentoi deklaratat e Trumpit rreth kandidimit të tij për mandatin e tretë.

Bondi tha se zgjatja e mandatit presidencial, i cili sipas Kushtetutës është i kufizuar në dy mandate, do të krijonte barrë serioze për Kushtetutën.

“Me shumë gjasa mandati i tij do të përfundojë pas kësaj periudhe”, tha Bondi.

Në intervistën e tij për NBC News, Trump tha se ai “nuk po tallej” me dëshirën e tij për të kandiduar për një mandat të tretë si president. “Ka mënyra se si mund ta bëni atë”, tha ai.

MARKETING