Taravari mohon zërat për bashkim me Selën, promovon Shabanin si kandidatin e tyre

Taravari mohon zërat për bashkim me Selën, promovon Shabanin si kandidatin e tyre

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari para mbledhjes së Kuvendit të partisë në Gostivar ka mohuar se ka synime për ribashkim me Ziadin Selën.
“Jo, jo, jo! Jo, nuk ka tendenca të atilla, as që diskutohet për atë…”, u përgjigj Taravari.
Ndryshe gjatë mbledhjes në Tetovë, Taravari ishte i shoqëruar nga Isen Shabani i cili ka qenë i reshtuar me ZIadin Selën, madje edhe si nënkryetar i partisë.
Ai kishte paralajmëruar se do të jetë kandidat i pavarur, por Taravari deklaroi sot se ai do të jetë kandidat i tyre për Vrapçishtin.

MARKETING