Mickoski: Qeveria është stabile, kemi bashkëpunim të shkëlqyer me Taravarin

Mickoski: Qeveria është stabile, kemi bashkëpunim të shkëlqyer me Taravarin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka theksuar se qeveria është stabile dhe se ka një komunikim të shkëlqyer me partnerin e koalicionit, Arben Taravari.

MARKETING

Description of image

Në një përgjigje ndaj pyetjes së gazetarëve, Mickoski ka siguruar qytetarët se nuk ka asnjë problem në marrëdhëniet me Taravarin dhe se bashkëpunimi mes tyre është i fortë. Ai shtoi gjithashtu se më shumë se dy të tretat e deputetëve, përfshirë 80 deputetë zyrtarë dhe jozyrtarë, mbështesin fuqishëm këtë qeveri.

Gjithashtu, Arben Taravari, partneri i koalicionit, ka deklaruar dje se nuk ka ndërmend të lëshojë qeverinë dhe se çdo problem brenda VLEN-it do të zgjidhet në mënyrë konstruktive.

MARKETING