(VIDEO) Georgievski: Fëmijët mësojnë në shkolla të sigurta

Kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) dhe njiherit edhe kryetar i Komunës së Kisella Vodës, Orce Georgievski, deklaroi se fëmijët mësojnë në shkolla të sigurta dhe se opinioni dhe prindërit duhet të jenë të sigurt, pasi siç tha, nuk ka vend për panik dhe frikë. Georgievski premtoi se do të angazhohet që kontrollet e rregullta të bëhen të detyrueshme së paku një herë në vit, në përputhje me ligjin.
ORCE GEORGIEVSKI, KRYETAR I BASHKËSISË SË NJËSIVE TË VETËQEVERISJES LOKALE
“Gjithçka që është evidentuar si mangësi, nëse diku duhet ndërruar diçka për shkak të vjetërsimit, nëse ka lëshime si mos kryerja e kontrolleve të rregullta në një shkollë të caktuar, kjo nuk guxon të ndodhë në të ardhmen, do të hiqet me shpejtësi në periudhën e ardhshme nga autoritetet lokale në bashkëpunim me drejtorët e shkollave dhe shërbimet komunale”.
Georgievski njoftoi se tani janë duke u bërë kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese, duke theksuar se në Komunën e Kisella Vodës kontrolli i rregullt është bërë në fund të vitit të kaluar dhe ka dokumentacion të plotë se shkolla është sipas të gjitha standardeve dhe i plotëson të gjitha kërkesat, ndryshe ai këto deklarata i bëri pas vizitës së së shkollës fillore “Partenija Zografski”.
Kujtojmë se këto kontrolle se sa janë të sigurta shkollat dhe çerdhet në vend, vijnë pas tragjedisë së madhe e të tmerrshme që ndodhi më 16 mars në Koçan, ku jetën humbën 59 persona,kryesishtë të rinjë dhe mbi 190 persona u lënduan.
Samir Mustafa /SHENJA/