(VIDEO) LSDM premton angazhim për llogaridhënien

LSDM do t’i shfrytëzoj të gjitha mekanizmat për sigurimin e drejtësisë selektive dhe përgjegjësisë për tragjedinë në Koçan. Kështu thuhet në komunikatën e LSDM-së, pas mbledhjes së mbrëmshme të Komitetit Qëndror dhe Ekzekutiv të partisë, në të cilën siç bëjnë me dije se është diskutuar për situatën aktuale në vend pas tragjedisë në Koçan. Mbledhja kishte nisur me një minut heshtje për 59 viktimat.
LSDM
“Konkluzioni i Komitetit Qendror i LSDM-së është se rrjedha e deritanishme e hetimeve tregon se po zhvillohet në mënyrë selektive dhe është fokusuar vetëm në të kaluarën, vetëm në ish-funksionarët dhe nëpunësit civilë, ndërsa zyrtarët aktualë dhe nëpunësit civilë nuk janë përfshirë fare, edhe pse kanë qenë në detyrë ditën kur ka ndodhur tragjedia”.
LSDM thotë se insiston në hetim joselektiv, të pavarur dhe thelbësor, në të cilën do të përgjigjen të gjithë, sipas ligjit.
LSDM
“Në këtë drejtim LSDM do t’i shfrytëzoj të gjitha mekanizmat institucionale dhe demokratike, përfshirë edhe Kuvendin e RMV-së, përmes Komisionit Hetimor në momentin e duhur, për të vërtetuar faktet, por edhe përgjegjësinë politike për tragjedinë e ndodhur në Koçan”.
Sa i përket zgjedhjeve të brendshme për kryetar të LSDM-së, njoftojnë nga LSDM, ato u anuluan përshkak të tragjedisë në Koçan dhe Komiteti Qëndror vendosi që ato të mbahen më 6 prill.
Emine Ismaili /SHENJA/