Miteva: Pesë ekipe inspektimi janë aktivisht në terren dhe po kryejnë verifikime në objektet e destinuara për ahengje dhe grumbullime të mëdha

Zëdhënësja e Qeverisë Marija Miterva tha sot se pesë ekipe inspektuese janë në terren, duke kontrolluar objektet për festime dhe tubime të mëdha.
Me këtë, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka përfunduar edhe zyrtarisht edhe ligjërisht pjesën e parë të procesit në kohë rekord, duke siguruar efikasitet dhe respektim të rregulloreve.
Së dyti, ju bëj me dije se nga sot pesë ekipe inspektuese janë aktive në terren dhe po kryejnë inspektime në objektet e destinuara për festime dhe tubime të mëdha, siç e kemi njoftuar tashmë. Këto inspektime janë fokusuar në kontrollin nëse objektet plotësojnë kërkesat minimale teknike të kërkuara me ligj.
Në ditët në vijim presim një raport të ri nga ky kontroll, i cili do të japë një pasqyrë më të qartë të niveleve të përputhshmërisë dhe të gjitha masat e nevojshme korrigjuese që do të duhet të ndërmerren”, tha Miteva./