Kompania “Alkaloid” dhuron 15 milionë denarë për familjet e viktimave në Koçan

Kompania “Alkaloid” dhuron 15 milionë denarë për familjet e viktimave në Koçan

Kompania “Alkaloid” dhuron 15 milionë denarë për Fondin e Solidaritetit të Kryqit të Kuq  për të mbështetur qytetarët  dhe familjet e tyre të prekura nga tragjedia e tmerrshme në Koçan. “Alkaloid” shpreh mirënjohje për këtë organizatë dhe për secilin prej 165 vullnetarëve të tyre të angazhuar, të cilët kanë ndihmuar pa rezerva në situata të shumta.

“Alkaloid”, që nga 16 marsi, në mënyrë simbolike në disa raste i ka ndihmuar institucionet shëndetësore në Maqedoni me produkte nga gama e saj, në përgjigje të nevojave të shprehura. Përveç donacionit financiar të lartpërmendur përmes Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq, kompania do të vazhdojë të ndihmojë aty ku nevojitet ndihmë dhe mbështetje”, thuhet në komunikatën e kompanisë. /SHENJA/

 

MARKETING