MPSDR: Dënojmë çdo akt të dhunës ndaj punonjësve të Qendrave për punë sociale

MPSDR: Dënojmë çdo akt të dhunës ndaj punonjësve të Qendrave për punë sociale

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve e informon publikun se dënon çdo akt sjellje të dhunshme apo çdo formë tjetër sjellje që rrezikon gjendjen fizike dhe psikike të punonjësve në qendrat e punës sociale.

“Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e detyrave të punës të punonjësve në qendrat për punë sociale, të cilët janë të ekspozuar ndaj rrezikut për shëndetin dhe jetën e tyre në baza ditore, dhe për t’i mbrojtur ata, ministria edhe para ngjarjes fatkeqe në Qendrën për Punë Sociale në Prilep, filloi procedurën për sigurimin fizik të të gjitha qendrave dhe institucioneve publike për mbrojtje sociale në nivel shtetëror. Kjo procedurë është në fazën përfundimtare, që do të thotë se shpallja publike për prokurim publik do të publikohet së shpejti”, thonë nga ministria.

Prej atje apelojnë tek të gjitha institucionet që të ndërmarrin hapa me kohë dhe efikas në kuadër të kompetencave të tyre, me qëllim që të garantojnë sigurinë në vendet e punës të të gjithë punonjësve.

Ministria shpreh keqardhjen për ngjarjen fatkeqe në Qendrën për punë sociale në Prilep dhe punonjëses së lënduar i uron shërim të shpejtë. Njëkohësisht shpreh bindjen se gjithçka që është në kompetencë të ministrisë është duke u ndërmarrë dhe do të vazhdojë të jetë e tillë edhe në të ardhmen.

MARKETING