Bastisje në shtëpinë, veturën dhe dy objekte hotelierike të pronarit të diskotekës “Puls”

Bastisje në shtëpinë, veturën dhe dy objekte hotelierike të pronarit në diskotekën “Puls”, si dhe në Inspektoratin Shtetëror të Tregut – Zyra Koçan, janë kryer dje në kuadër të hetimit për zjarrin tragjik në Koçan. Siç informon MPB, gjatë bastisjeve janë marrë kompjuter lap top, shumë pajisje mobile, dokumentacion dhe gjëra të tjera.
“Më datë 25.03.2025, zyrtarët policorë kanë kryer bastisje në shtëpinë e D.J., automjetin e tij “Insignia” dhe dy objekte hoteliere, si dhe në Inspektoratin Shtetëror të Tregut – Zyra Koçan. Në shtëpinë e D.J. janë gjetur dhe konfiskuar kompjuterë laptopë, disa celularë, dokumentacion dhe sende të tjera. Në automjet dhe në ambientet e hotelierisë janë sekuestruar disa sende, si dhe janë gjetur dhe sekuestruar dokumentacion financiar. Në zyrën e ISHT-Koçan u gjetën dhe sekuestruan një kompjuter, një laptop dhe një tablet, si dhe i gjithë dokumentacioni në lidhje me personat juridikë në pronësi të D.J.”, thonë nga MPB.