Kryediplomati turk: Mbështesim bisedimet për armëpushim që po vazhdojnë nën udhëheqjen e SHBA-së

Kryediplomati turk: Mbështesim bisedimet për armëpushim që po vazhdojnë nën udhëheqjen e SHBA-së

Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, duke folur lidhur me luftën Rusi-Ukrainë, tha se Türkiye mbështet bisedimet për armëpushim që po vazhdojnë nën udhëheqjen e SHBA-së, raporton Anadolu.

Fidan këtë vlerësim e bëri në një konferencë të përbashkët për media pas takimit të tij me ministrin e Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto në Ankara.

Duke folur për luftën Rusi-Ukrainë, Fidan tha se Türkiye do të mbështesë edhe armëpushimin edhe bisedimet gjithëpërfshirëse të paqes.

“Mbështesim bisedimet për armëpushim që po vazhdojnë nën udhëheqjen e SHBA-së”, tha Fidan.

Kryediplomati hungarez Szijjarto nga ana e tij shprehu pritjen e vendit të tij që Brukseli me politikat e tij pro luftës të mos pengojë bisedimet e paqes midis Rusisë dhe SHBA-së.

“Nuk është realiste të flitet për arkitekturën e sigurisë së Evropës pa përfshirë Türkiyen dhe Rusinë”, shtoi ai.

MARKETING