Shqipëri, përfshihet nga zjarri një xhami

Një xhami në Bulqizë të Qarkut të Dibrës është përfshirë nga zjarri, ku si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.
Xhamia në Njësinë Administrative Shupenzë është djegur pasi është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme.
Në një njoftim nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër thuhet se zjarri në xhami ka rënë në orët e mëngjesit të sotëm, dyshohet se si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik.
“Nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të zjarrit”, thuhet në njoftim.
Për shkak të djegies nga zjarri të xhamisë, besimtarët falën namazin e xhumasë në xhami të tjera./TRT