Edhe katër persona të lënduar prej mbrëmë nga Shkupi janë transferuar në Athinë

Edhe katër persona të lënduar prej mbrëmë nga Shkupi janë transferuar në Athinë

Me aeroplan C-27 të aviacionit grek, mbrëmë vonë nga Shkupi për në Athinë janë transferuar edhe katër të lënduar nga zjarri në Koçan, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas informatave të MIA-s, bëhet fjalë për katër persona me djegie, të cilët u hospitalizuan në spitalin ushtarak në Athinë.

Aeroplani ushtarak fluturoi nga Athina mbrëmë rreth orës 22:30 për në Shkup, ndërsa pas marrjes së të plagosurve, është kthyer menjëherë për në aeroportin ushtarak të kryeqytetit grek.

Në të njëjtën mënyrë, tre persona janë transferuar parmbrëmë në Spitalin e përgjithshëm ushtarak 401 dhe siç njoftoi paraprakisht MIA, janë në gjendje relativisht të mirë, ndërsa bëhet fjalë për të rinj të moshës 22 deri 24 vjeç, të cilët kanë pësuar djegie nga zjarri.

Me këta katër të lënduar, numri total i të shtruarve në Greqi është 12, pesë në Selanik (tre në spitalin Papanikolaou, dy në spitalin ushtarak 424) dhe shtatë në spitalet ushtarake në Athinë.

MARKETING