Sulmet izraelite në Gaza, Netanyahu: Ky është vetëm fillimi

Sulmet izraelite në Gaza, Netanyahu: Ky është vetëm fillimi

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka kërcënuar Hamasin duke thënë se sulmet ajrore sot në Gaza ishin vetëm fillimi. Duke folur në një fjalim televiziv, Netanyahu shtoi se Izraeli do të arrijë qëllimet e saj në këtë luftë.

“Ky është vetëm fillimi. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për të arritur të gjitha qëllimet tona në këtë luftë”, tha ai.

Netanyahu përmendi si synime lirimin e të gjithë pengjeve izraelitë në Gaza dhe shkatërrimin e Hamasit.

“Ne jemi në kulmin e luftës së shtatë fronteve dhe po e fitojmë luftën. Ushtria do të vazhdojë derisa Hamasi të mos paraqesë më një kërcënim. Asgjë nuk do të na ndalojë të arrijmë të gjitha qëllimet tona të luftës”, shtoi ai.

 

MARKETING