Omeragiq: FFM do të funksionojë me transparencë dhe përgjegjësi

Masar Omeragiq është zgjedhur njëzëri dhe me aklamacion si kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM). Ai ishte kandidati i vetëm për këtë pozita dhe u emërua nga organi më i lartë i FFM-së gjatë Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor të rregullt që u mbajt sot. Në këtë Kuvend morën pjesë 65 nga gjithsej 66 delegatë.
“Vizioni ynë është i qartë:
Futboll të fuqishëm, mirë të organizuar dhe konkurrues në të gjitha nivelet.
Kategori të reja, që do të jenë shtylla e sukseseve në të ardhmen.
Infrastrukturë bashkëkohore, e cila do ju mundësojë futbollistëve që të ecin para.
Federatë që do të punojë me transparencë, profesionalizëm në interes të futbollit.
E gjithë kjo nuk është vetëm vizion, por edhe një mision i yni i përbashkët. Vetëm me punë të ndershme dhe plan të qartë, mund ta ngrisim futbollin në vendin tonë në nivel, të cilin gjithë e duam. Koha është për një nisje të re. Koha është për rezultatet. Shkojmë përpara për futbollin tonë vbendor”! – ishin fjalët e Masar Omeragiç,