Asmir Jahoski dërgohet në Burgun e Shutkës

Asmir Jahoski dërgohet në Burgun e Shutkës

Gjykata Themelore Penale në Shkup ka marrë një vendim të ri lidhur me rastin e Asmir Jahoskit, pronarit të kompanisë “Pucko Petrol”. Pas shqyrtimit të ankesës së Prokurorisë Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, kundër vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, është vendosur që Jahoskit t’i hiqet masa e arrestit shtëpiak dhe t’i shqiptohet masa e paraburgimit për një periudhë prej 30 ditësh.

Në vendimin e Këshillit Penal, theksohet se ndryshimi i masës është bërë për shkak të ekzistencës së rreziqeve të arratisjes dhe mundësisë që Jahoski të ndikojë mbi hetimin, veçanërisht ndaj dëshmitarëve. Ky vendim vjen pas një hetimi që lidhet me prokurimin e naftës në Termocentralin e Negotinës.

Në përputhje me vendimin e gjykatës, Jahoski është dërguar në Burgun e Shuto Orizares, ku aktualisht po qëndron në paraburgim.

MARKETING