(VIDEO) Burg i përjetshëm për vrasësin e biznesmenit Vasil Eftimov

Gjykata Penale e Shkupit ka shqiptuar dënim me burg të përjetsëhm, për të akuzuarin Elvin Kurtoviq, i cili ashtu siç edhe e ka pranuar, e ka vrarë biznesmenin Vasil Eftimovit më 20 gusht të vitit të kaluar. Ai në gjykatë e ka pranuar se gjatë kryerjes së veprës penale ka qenë nën ndikim të drogës.
Ndërkaq, para se të shqiptoj denimin, gjykatësja Monika Bahçovanovska, lexoi ekspertizën e psikiatrit të të akuzuarit, i cili thoshte se ai është psiqikisht i shëndosh dhe me inteligjencë normale.
Monika Bahçovanovska,
“Elvin Kurtoviq nga Shkupi, kjo gjykatë ju shpall fajtor për kryerjen e veprës penale ‘vrasje’ sipas nenit 123 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1.4 të Kodit Penal, të cilën vepër e keni pranuar në seancën e mbajtur më 10.03.2025. Kjo gjykatë ju gjykon me burg të përjetshëm, në të cilën ju përfshihet edhe koha e kaluar në paraburgim”.
Ndërkaq, gjykatësja bëri me dije se për të akuzuarin kjo nuk është vepra e vetme penale. Kurtoviq, që në moshën 16 vjeçare është dënuar për vjedhje, dhunë, aksidente trafiku, falsifikime dhe se ka pasur denime edhe jashtë shtetit. Që nga fillimi i adoleshencës siç shtoi gjykatësja Bahçovanovska, ai ka pasur probleme me sjelljen antisociale, mospërfillje të theksuar të normave shoqërore dhe pamundësi për të mbajtur marrëdhënie të qëndrueshme, tolerancë të ulët dhe prirje ndaj dhunës. Vrasja e Vasil Eftimov ka ndodhur më 20 gusht 2024 në afërsi të Qendrës Tregtare “Mavrovësja”.
Emine Ismaili /SHENJA/