Palestinezët vazhdojnë nën kushte të vështira jetën e përditshme në Gaza

Palestinezët vazhdojnë nën kushte të vështira jetën e përditshme në Gaza

Palestinezët në veri të Rripit të Gazës po e kalojnë Muajin e Ramazanit në tenda të ngritura mes rrënojave, në mot të ftohtë dhe kushte të vështira jetese, transmeton Anadolu.

Moti i ftohtë dhe kushtet e vështira në rajon ndikojnë negativisht jetën e palestinezëve në kampin e refugjatëve Aksa dhe në rrugën Al-Jalaa në zonën Sheikh Radwan, në veri të Rripit të Gazës.

Sulmet izraelite që filluan nga 7 tetori 2023 kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha në Rripin e Gazës. Që nga 19 janari, në Gaza është në fuqi një marrëveshje armëpushimi, duke ndalur luftën izraelite që ka shkaktuar shkatërrim të gjerë dhe ka lënë enklavën palestineze në gërmadha.

Sipas Byrosë Qendrore Palestineze të Statistikave, më shumë se 300 mijë struktura janë shkatërruar pjesërisht ose plotësisht në Gaza që nga fillimi i sulmeve në tetor 2023.

Mbi 48 mijë palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë ndërsa mbi 111 mijë të tjerë janë plagosur në luftën brutale izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023.

MARKETING