(VIDEO) Orban dhe Mickoski mbështesin planin e Trampit për Ukrainën

(VIDEO) Orban dhe Mickoski mbështesin planin e Trampit për Ukrainën

Maqedonia e Veriut dhe Hungaria ndajnë pikëpamjen e njejtë sa i përket luftës në Ukrainë dhe mbështetin propozimin e SHBA-së për ndaljen e luftes në Ukrainë. Kështu deklaroi kryeministri hungarez, Viktor Orban, pas takimit tet-a-tet me kryeministrin Hristijan Mickoski, që u realizua në Budapest. Orban tha se, ky takim po ndodhë në një periudhë të rëndësishme, ndërsa shtoi se, i përdhëndesin negociatat mes SHBA-së dhe Rusisë.

Viktor Orban, Kryeministër i Hungarisë

Hungaria i përshëndet negociatat mes SHBA-së dhe Rusisë dhe hungarezët janë të interesuar për rezultat të suksesshëm, si dhe se kanë shpresa më të mira për përfundimin e luftës. Ne grindemi me shtetet nga BE të cilat janë miq dhe aleatë tanë, por vendosën se, Ukraina duhet të vazhdojë me luftën. Sipas mendimit tonë, vazhdimi i luftës është i keq, i rrezikshëm dhe një gabim. Për këtë do të flasim të enjten në Bruksel. Përshëndeta faktin se, edhe në OKB është biseduar për vendimet për paqe dhe aty Maqedonia dhe Hungaria kanë pikëpamje të njëjtë, ne e mbështetim propozimin amerikan i cili është pranuar nga Këshilli i Sigurisë”.

Sa i përket eurointegrimeve të vendit, Orban tha se, Hungaria mbështet Maqedoninë në këtë proces, duke thënë se, procesi i anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian zgjat shumë, ndërsa për këtë nuk është përgjegjëse Maqedonia por vendet anëtare të BE-së.

Nga ana tjetër, kryeministri Mickoski porositi, që Evropa të ndërmarrë rol më intensiv në procesin e arritjes së paqes së përhershme dhe të qëndrueshme në Ukrainë përmes partneritetit dhe aleancës me SHBA-në. Ai po ashtu, drejtoi kritika për procesin e zgjerimit.

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

Qëllimi ynë strategjik si shtet është që të jemi pjesë e familjes evropiane, diçka që e meritojmë prej shumë kohësh. Por po ashtu, duhet të potencojmë se, ajo që qytetarët maqedonas dhanë për realizimin e këtij qëllimi strategjik, i cili fatkeqësisht nuk ka lëvizur nga gjendja në të cilën ishte para 20 viteve, është e paçmuar – domethënë çmimi është aq i madh sa nuk mund të përcaktohet. Sepse po flasim për bilateralizim të procesit të negociatave, jo për europianizim. Shpresoj që ky proces të zhbllokohet përfundimisht për ne me një mbështetje të madhe nga Hungaria jonë mike dhe që edhe ne si vend të fillojmë të negociojmë. Jam i bindur se shumë shpejt, nëse kemi mundësi t’i fillojmë ato negociata në bazë të kritereve të vërteta të Kopenhagës, do t’i përfundojmë me sukses dhe do të jemi pjesë e BE-së”.

Takimi i dy kryeministriave erdhi pas seancës së përbashkët që mbajtën qeveritë e dy vendeve, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, infrastrukturës, investimeve kapitale, por edhe bashkëpunimin ushtarak.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING