(VIDEO) VMRO akuzon kreun e Sindikatës se zbaton urdhrat e LSDM-së

(VIDEO) VMRO akuzon kreun e Sindikatës se zbaton urdhrat e LSDM-së

VMRO DPMNE ka akuzuar kryetarin e lidhjes së sindikatave Sllobodan Trendafilov, se punon për interesat e LSDM-së dhe se heshti përderisa LSDM ishte në pushtet ndërsa siç thonë ata tani është zgjuar. Ata thonë se LSDM ka emëruar Trendafilovin si kryetar të Lidhjes së sindikatave në mënyrë ilegale.

BRANE PETRUSHEVSKI, DEPUTET I VMRO-DPMNE-SË

Emërimi i paligjshëm i Trendafilovit në krye të lidhjes së sindikatave u lejua nga qeveria e LSDM-së dhe i gjithë sistemi shtetëror heshti për ilegalitetin, e gjithë kjo me qëllim që në krye të kësaj sindikate të vihej një i ndëgjueshëm i cili do të ishte paqësor derisa LSDM ishte në pushtet dhe do të pretendonte se ishte sindikalist derisa ata ishin në opozitë”.

Akuzat e VMRO-së i ka hedhur poshtë kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafilov. Ai thotë se për disa ka qenë zëdhënës i VMRO-së, e për të tjerët zëdhënës i LSDM-së dhe se përceptimi i tyre varet gjithmonë nga pozita në të cilën janë, gjegjësisht nëse janë në pushtet apo në opozitë.

SLLOBODAN TRENDAFILOV, KRYETAR I LSM-SË

Lidhja e sindikatave punon për punëtorët, ndërkaq VMRO-ja dhe LSDM-ja lirisht mund të akuzojnë njëra-tjetrën, duke pasur parasysh se të dyja kanë qenë dhe janë kundër punëtorëve kur ishin në pushtet. Lufta për rritjen e pagave të punëtorëve është një luftë e pastër punëtore”.

Akuzat e partisë në pushtet vijnë pasi Trendafilov të hënën dorëzoi propozim në qeveri për rritje të pagës minimale për 6000 denarë dhe deklaroi se nëse nuk arrihet marëveshje për rritje të pagës do të hyjnë në grevë të përgjithshme.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING