Mickoski do të ketë takim kokë më kokë me Orbanin

Mickoski do të ketë takim kokë më kokë me Orbanin

Kryeministi Hristijan Mickoski dhe ministrat e vendit do te marrin pjesë në samitin e qeverisë hungarezo-maqedonase më 3-4 mars 2025, i cili po zhvillohet në Republikën e Hungarisë. Sipas agjendës, është paraparë takim kokë më kokë me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban. Në kuadër të samitit qeveritar janë planifikuar edhe takime dypalëshe mes ministrave përkatës të dy qeverive. Në kuadër të vizitës ministrat e jashtëm të të dy vendeve të nënshkruajë një Plan Veprimi për shkëmbimin e ekspertizës nga Akademia Diplomatike Hungareze për Nëpunësit Publikë për tema të dakorduara reciprokisht për integrimin në BE, proceset e administrimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe politikën e tregtisë së jashtme në Budapest.

MARKETING