(VIDEO) MPB thotë se emailet për bomba i kanë dërguar dy 14 vjeçarë

(VIDEO) MPB thotë se emailet për bomba i kanë dërguar dy 14 vjeçarë

Dy të mitur nga Shkupit të moshës 14 vjeçare janë thirrur në stacionin policor, pasi kanë dërguar e-mail kërcënues për bomba të vendosura në shkolla fillore dhe të mesme.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sektori për luftimin e terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në kuadër të Departamentit për luftimin e krimit të organizuar dhe krimit të rëndë do të dorëzojë raport në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në bazë të të cilit dy të mitur 14-vjeçarë nga Shkupi do të raportohen për rastin e kërcënimeve me bomba nëpër disa shkolla.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

Konkretisht, me datë 19.02.2025, të miturit nga celulari i njërit prej të tyre kanë dërguar email me përmbajtje kërcënuese për vendosjen e bombës në dy shkolla (një fillore dhe një të mesme) në Shkup. Gjithashtu, më datë 21.02.2025, nga celulari i një të mituri tjetër është dërguar email me përmbajtje kërcënuese për vendosjen e bombës në dy shkolla (një fillore dhe një të mesme) në Shkup”.

Njësia për zbulimin dhe demontimin e lëndëve plasëse dhe mjeteve, sipas MPB-së, ka kryer inspektim antiterrorist në të gjitha shkollat ​​që kanë marrë mesazh, por nuk janë gjetur mjete shpërthyese dhe është konstatuar se bëhet fjalë për alarm të rremë për mjete shpërthyese të vendosura. Ndërkaq, të miturit e kanë pranuar fajin.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

Pas kontrolleve shtesë është konstatuar identiteti i të miturve të përfshirë, dhe me datë 25.02.2025 janë thirrur në Stacionin policor në Çair dhe në prani të prindit, inspektorit për delikuencë të të miturve nga SPB Shkup dhe avokatit është bërë intervistë në të cilën kanë pranuar dhe shpjeguar mënyrën e kryerjes së veprës penale”.

Nga MPB sqarojnë se pas intervistimit zyrtar, për sigurimin e provave, prindërve me certifikatë për sende të sekuestruara përkohësisht, iu sekuestruan dy aparate celularë me karta SIM, të cilat i përdornin të miturit e denoncuar.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING