(VIDEO) Alkaloid arrin eksport rekord prej 210.5 milionë euro për një muaj

(VIDEO) Alkaloid arrin eksport rekord prej 210.5 milionë euro për një muaj

Rekord i ri për shitjeje nga Alkaloid edhe këtë vit. Vetëm për një muaj ata kanë bërë eksport rekord prej 210.5 milionë euro, kanë bërë investime prej 23.3 milionë euro dhe kanë punësuar 253 punonjës të rinjë.

MARKETING

Për periudhën dhjetor-janar Alkaloid ka bërë shitje prej 218.427.633 euro ose 10% më shumë se sa periudha e njejtë vitin e kaluar dhe shitjet e konsoliduara kanë arritur në 309 035 707 euro, ose 15% më shumë se sa periudha e njejtë vitin e kaluar.

Alkaloid

Shitjet e konsoliduara të realizuara në tregun vendas janë rritur për 17%, kurse ekporti i përgjithshëm i konsoliduar i kompanisë është rritur për 14%. Nga shitjet e përgjithshme të konsoliduara, 32% janë realizuar në tregun vendor, kurse 68% në tregun e huaj”.

Sipas rajoneve, në vendet e Evropës Juglinore janë relizuar 27% e shitjeve, në vendet Evropës Perëndimore janë relizuar 22% e shitjeve, në vendet e Evropës Lindore janë relizuar 18% e shitjeve , kurse në tregjet tjera janë realizuar 1% e shitjeve të përgjithshme të konsoliduara.

Grupacioni Alkaloid numëron 3 042 të punësuar, prej tyre 2 302 në vend dhe 740 jashtë vendit.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING