(VIDEO) Fshehën tatimin, kallëzim penal ndaj një personi nga Tetova dhe katër kompanive

Drejtoria e Policisë Financiare ka dorëzuar te Prokuroria Themelore Publike e Tetovës kallëzim penal kundër personit me inicialet F.B, pronar dhe drejtues i disa kompanive në vend, por edhe kundër katër kompanive, për shkak të fshehjes së tatimit nëpërmjet një sërë veprimesh në periudhën kohore prej vitit 2013 deri në vitin 2023.
MARKETING
DREJTORI E POLICISË FINANCIARE
“Në periudhën prej vitit 2013 deri në vitin 2023, ka kryer një sërë veprimesh të ngjashme antiligjore me qëllim të zvogëlimit të bazës së tatimit për përllogaritje dhe pagesë të tatimit të fitimit, me të cilat veprime ka kryer vepër penale fshehje tatimi”.
Pronari i kompanive, sipas Policisë Financiare dyshohet se ka transferuar mjete në bazë të huamarrjeve në llogari të tij dhe katër kompanive, të cilat më pas nuk janë evidentuar në bilancet tatimore dhe nuk janë shlyer pas skadimit të afateve ligjore. Siç sqarojnë nga Policia Financiare, me veprimet e tij me qëllim që të shmanget pagesa e tatimit, F.B ka dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej 260 mijë eurosh.
DREJTORI E POLICISË FINANCIARE
“F.B me gjatë kësaj periudhe nuk ka paraqitur, nuk ka llogaritur dhe nuk ka paguar tatim të fitimit sipas procedurës tatimore prej 10% në vlerë të përgjithshme 16 milionë denarë, për të cilën vlerë është dëmtuar Buxheti”
Fshehjen e tatimit, sipas Policisë Financiare, personi F.B e ka kryer nëpërmjet kompanive Bibaj Grou Sh.P.K. e cila është e paraqitura e dytë në kallëzim, Bibaj Sh.P.K. e paraqitur e tretë, Pro Tire Sh.P.K. e paraqitur e katërt dhe Raen Sh.P.K.
Samir Mustafa /SHENJA/