Mollëkuqja kundërshton propozimin e Ibraimit për familjen si bashkësi mes burrit dhe gruas në kushtetutë

Organizata joqeveritare “Mollëkuqja” ka shprehur shqetësim të thellë për propozimin e kryetarit të partisë Alternativa, Zeqirja Ibraimi, i cili kërkon që në Kushtetutë të përkufizohet familja vetëm si një bashkësi mes një burri dhe gruaje, e lidhur me celebrim publik, qoftë religjioz ose civil. Po ashtu, ai ka deklaruar se “të gjitha trajtat e tjera të bashkëjetesës që synojnë të quhen familje, janë jo vetëm surogate të papranuara për ne, por edhe një betejë kundër vlerave që ne mbrojmë”.
MARKETING
Në reagimin e saj, organizata “Mollëkuqja” vlerëson se Maqedonia e Veriut është një shtet demokratik, që njeh dhe respekton lloje të ndryshme të familjeve. Ajo thekson se propozimet që synojnë të cënojnë të drejtat themelore dhe barazinë janë të papranueshme. “Zeqirja Ibraimi dhe partia e tij mund të mbajnë besimet e tyre personale, por ne nuk do të lejojmë që ato të imponohet në Kushtetutë,” thuhet në deklaratën e organizatës.