(VIDEO) Ndryshimet në ligjin për vetëqeverisje, Kryetarët e Komunave mund të shkarkohen me referendum

(VIDEO) Ndryshimet në ligjin për vetëqeverisje, Kryetarët e Komunave mund të shkarkohen me referendum

Ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale duhet të miratohen deri në verë, dhe dispozitat e reja në të, kryesorja prej të cilave është mundësia e tërheqjes së kryetarit me referendum, do të vlejnë për ata që do të zgjidhen në këtë pozitë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor/nëntor të këtij viti”. Të tilla pritje dhe informacione lidhur me ndryshimet e parapara ligjore i ka ndarë sot në një deklaratë për media ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski para fillimit të takimit të katërt dhe të fundit konsultativ lidhur me ndryshimet e Ligjit.

MARKETING

I pyetur se nëse deri në verë miratohen ndryshimet e Ligjit, a ka plane për të nisur një iniciativë për tërheqjen e ndonjërit prej kryetarëve aktualë, Perinski tha se është e pamundur që ligji të zbatohet në mënyrë retroaktive.

Zllatko Perinski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale

Është e pamundur të miratohet një ligj me fuqi retroaksive, kështu që ky ligj do të zbatohet për të gjithë ata që marrin detyrën pas zgjedhjeve lokale të planifikuara për në nëntor. Ne nuk mund të ndryshojmë ligjet sipas vendimeve personale. Thjesht duam të përmirësojmë gjendjen në nivel lokal”.

I pyetur se kur pret që të miratohen amendamentet, duke marrë parasysh rekomandimet e OSBE-së që të mos ndryshohen ligjet gjashtë muaj para zgjedhjeve, Perinski nuk ka specifikuar afatin sipas të cilit, siç tha ai, draft-amendamentet duhet të përgatiten deri më 30 mars dhe menjëherë të hyjnë në procedurë parlamentare pasi të miratohen paraprakisht në seancën e qeverisë.

Zllatko Perinski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale

Kjo është me të vërtetë një zgjidhje sistematike, një ligj sistematik për të cilin ishte e nevojshme të kishte një debat vërtet të gjerë publik në mënyrë që të dëgjoheshin mendimet e të gjitha palëve të interesuara dhe ne bëmë pikërisht këtë. Për ne është me rëndësi edhe që kryetarët e rinj, praktikisht kandidatët e rinj, të zgjidhen në përputhje me Ligjin e ri për Vetëqeverisje Lokale, andaj presim që deri në verë të përfundojë e gjithë procedura”.

Ai ritheksoi edhe një herë se iniciativa kryesore për hapjen e Ligjit është futja e mundësisë së thirrjes së kryetarit me referendum, ndërsa ndryshimet sipa stij, parashikojnë edhe vendosjen e mbikëqyrjes komunale, si dhe pjesëmarrje më të madhe të sektorit civil në vendimmarrje në nivel lokal.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING