(VIDEO) Meteorologët paralajmërojnë mot të ftohtë nga e mërkura

(VIDEO) Meteorologët paralajmërojnë mot të ftohtë nga e mërkura

Shkupi sot u zgjua i mbuluar nga bardhësia e bukur e borës, e cila e bëri qytetin të frymojë më lirshëm. Mot të ngjashëm do të ketë edhe në ditët në vijim, njoftojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Nga atje thonë se gjatë tërë ditës do të ketë reshje të here pas hershme bore, ndërsa vetëm në pjesët jugore reshje shiu dhe bore dhe se borë të dobët lokale do të ketë edhe për gjatë natës.

MARKETING

ENTI PËR PUNË HIDROMETEOROLOGJIKE

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të dobëta të kohëpaskohshme shiu, në lartësitë më të larta me kushte të dobëta bore dhe me erë të dobët nga veriu. Temperatura minimale do të lëvizë prej -1 deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 3 deri në 9 gradë”.

Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë hidrometeorologjike ditët në vijim do të jenë me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të shiut, me borë në male dhe në disa vende më të larta, dhe kushte shiu dhe reshjesh që herë pas here mund të kthehen në borë në zonat më të ulëta. Ata njoftojnë se lartësia e mbulesës së borës e matur në orën 07:00 të mëngjesit ishte 29 cm në Kodër të Diellit, 7 cm në Mavrovë dhe 1 cm në Kriva Pallankë.

Nga e mërkura vranësirat do të zvogëlohen dhe do të mbizotërojë mot stabil dhe i ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit që do të zbresin nën -10 gradë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING