(VIDEO) Studentët në UEJL, Ademi: Promovuam lirinë e fjalës pa ndikime politike

Kryetari i Parlamentit Studentor të Univerzitetit të Evropës Juglindore(UEJL), Mevlan Ademi, është në përmbylljen e këtij mandati si kryetar, ndaj dhe lidhur me këtë, ai ka ndarë disa informacione për tvShenja se si ka qenë ky rrugëtim për të. Ai theksoi disa nga arritjet të cilat kanë mundur që t’i realizojnë sa i përket përmirësimeve të kushteve të studentëve, duke vënë theksin tek shprehja e lirë e fjalës pa ndikime politike.
Mevlan Ademi
“Po realisht kushtet në Univerzitetin tonë kanë qenë gjithmonë të mira por çfarë mund të them, që kemi ndryshuar është transparenta e Parlamentit Studentor, ndikimi politik dmth nuk ka pas fare në krahasim me Univerzitetet e tjera nuk ka pasur në parlamentin studentor të tonin fare ndikim politik, ne kemi mundur të veprojmë dhe të shprehim zërin tonë lirshëm, transparenca me studentët dhe normalisht me organizimin e aktiviteteve sociale kulturore kemi arritur që t’i bashkojmë studentët dhe të krijojmë një shoqëri më të madhe të studentëve të fakulteteve të ndryshme”.
Por pavarësisht kësaj ai theksoi edhe problematikat që kanë hasur kundrejt institucioneve shtetërore në lidhje me kërkesat e tyre studentore, nga ku thotë se ende nuk e dëgjojnë mirë zërin e studentëve.
Mevlan Ademi
“Sfida e vërtetë ka qenë realisht me institucionet shtetërore, të cilat fatkeqësisht ende nuk e dëgjojnë mirë zërin e studentëve, nëlidhje me kërkesat e shumta që kemi pasur për studentët tanë, ne kemi përmendur shpesh herë mungesën e parkingeve tek kampusi jonë në Shkup, ku kërkonim të gjejmë një zgjidhje për të ua liruar kostot studentëve të cilët vijnë aty me vetua ose edhe transporti publik për studentët tanë që vijnë nga jashtë vendi, dmth për këto nuk kemi marrë fare përgjigje dmth kemi hasur në vesh të shurdhër”.
Por ndër sfidat më të mëdha siç tha Ademi ka qenë problematika e mbajtjes së provimeve në gjuhën maqedonase për studentët e drejtësisë , nga ku potencoi se edhe pas takimeve të shumta me funksionarë të ndryshëm, ende nuk kanë ndonjë zgjidhje konkrete lidhur me këtë. Ai theksoi se pavarësisht të gjithave ende vazhdojnë përpjekjet e tyre lidhur me këtë duke marrë një qasje më ndryshe me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë si dhe në takimin e tyre të parë me zëvendëskryeministri, Arben Fetai kanë marrë mbështetje.
Mevlan Ademi
“Realisht këtu kemi pasur një sfidë të madhe, kërkesën e parë që kemi dërguar për provimin e jurispodencës ka qenë në mars të vitit të kaluar atëherë hasëm në vesh të shurdhër, edhe pasi bëmë një mbledhje me disa kryetarë tjerë të univerziteteve të tjera, kryesisht shqipëtare, të shprehen të gatshëm që t’i bashkohen kësaj kërkesës tonë, edhe në nëntor të vitit të kaluar përsëri e dërguam kërkesën dhe përsëri hasëm fatkeqësisht në vesh të shurdhër nga ana e institucioneve shtetërore, por tani me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë kemi marrë një qasje pak më ndryshe dhe fatmirësisht dje patëm takimin e parë më zëvendëskryeministrin, Arben Fetai, i cili u shpreh i gatshëm që të na ndihmojë në këtë rrugëtim. Por në qoftëse edhe vazhdon që të ngelin fjalë, normalisht që do të marim një qasje pak më radikale. Ende nuk ka azgjë konkrete.
Ademi tha se gjatë këtij mandati si kryetar raportet me drejtuesit e univerzitetit kanë qenë të mira pavarësisht dallimit të rugës që kanë zgjedhur të dy palët. Ai i uron suksese kryetarit të ri të parlamentit studentor nga ku thotë se e presin sfida të shumta pasiqë siç tha ai, problematikat të cilat hasin studentët janë nga më të ndryshmet.
Anida Murati /SHENJA/